Kati i pestë përfshihet nga flakët, pronari i apartamentit përfundon në spital

Një apartament në katin e pestë në një pallat në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetësime shëndetësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 18.05.2021, rreth orës 14:50, në rrugën “Aldi Boshnjaku”, ka rënë zjarr në katin e 5 të një pallati. Si pasojë është dërguar për ndihmë mjekësore pronari i banesës i cili ka shfaqur disa shqetesime shendetesore.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.


Shtuar 18.05.2021 16:18

Tags: ,