Mëngjesi i sotëm ka regjistruar disa aksidente.
Në Rrugën e Kombit, 5 anëtarët e një familje u lënduan, pasi makina me targa serbe me të cilën ata po udhëtonin u përplas me trafikndarësen. Familja ishte nisur për në plazh, por si pasojë e aksidentit përfundoi në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë pak minuta më vonë një tjetër aksident ndodhi në Fier. Dy drejtuesit e automjeteve dhe 8 pasagjerët mbetën të plagosur si pasojë e përplasjes së makinave.
Në orët e para të mëngjesit në Shkopet ndodhi një aksident i dyfishtë, me dy persona të plagosur.
Ndërsa në qytetin e Korçës një 74-vjeçar me makinë përplasi një tjetër person me motor, i cili u transportua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.