Aksident me 10 të lënduar në Fier

Mëngjesin e sotëm, në Fier, një mjet tip “Ford” është përplasur me një mjet tip “Mazda”. Për pasojë kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe tetë pasagjerë.

Dy nga të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Safari park”, Fier, automjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin F. B., 61 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin tip “Mazda”, me drejtues shtetasin M. Z., 62 vjeç, banues në Ballsh.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, dy pasagjere, shtetaset G. G., 25 vjeçe dhe A. B., 56 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar lehtë edhe 2 drejtuesit e mjeteve si edhe 6 pasagjerë në këto mjete, të cilët po kryejnë ekzaminimet mjekësore në spital.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 


Shtuar 6.08.2023 08:32

Tags: ,