Dy aksidente në Shkopet, një mjet del nga rruga, tjetri përfundon në liqen

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Burrel – Skuraj.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë mbetur dy persona të cilët janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në Shkopet në vendin e quajtur “Vabli”, në një kthesë.

Po në të njëjtin vend është aksidentuar gjatë natës një tjetër automjet i cili ka rënë buzë liqenit të Shkopetit. Për fat të mirë asnjëri nga aksidentet nuk ka shkaktuar viktima, ndërsa shkak mund të jetë bërë lagështia në rrugë.

 


Shtuar 6.08.2023 08:39