Katastrofa e përmbytjeve në Gjermani, shkon në 80 numri i viktimave

Pas përmbytjeve nga shirat në Gjermani, numri i viktimave ka shkuar në 80 ndërsa numri i atyre që janë zhdukur është po ashtu i lartë.

Reshjet rekord në Europën perëndimore bënë që lumenjtë të dalin nga shtratet e tyre, duke shkatërruar rajonin.

Belgjika gjithashtu ka raportuar të paktën 11 të vdekur pas motit ekstrem, të cilin liderët politikë e kanë fajësuar ndryshimin e klimës.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka premtuar mbështetje të plotë për viktimat.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, por lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar./albeu.com


Shtuar 16.07.2021 08:15