Për përfaqësuesin ligjir të grupit të Sali Berishës, Ledjo Nuraj, vendimi i sotëm i KAS ishte një maskaradë.
Sipas tij, KAS e detyroi KQZ-në që të regjistronte në zgjedhje PD-në me alibeajn kryetar të komanduar, duke paralajmëruar ankimim.
Nuraj: Për ne është një maskaradë kjo që ka ndodhur. Absolutisht ne do ndjekim rrugët e ankimit, është absurde. Do ta çojmë për ankimim. Është absurd!
Komisioni i Ankesave dhe Sanskioneve, në mbledhjen e sotme, ka vendosur të regjistrojë në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partinë Demokratike të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
KAS ka rrëzuar kështu Ilirjan Celibashin, i cili i kërkoi PD-së të sjellë një deklaratë të angazhimit solemn në zgjedhjet e 14 majit të firmosur nga kryetari i komanduar i PD-së, Enkelejd Alibeaj.
“Ankuesi të depozitojë në KQZ dokumentacionin shtesë si më poshtë: deklaratën me të dhënat për nënkryetarin, zotin Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar; deklaratën e angazhimit solmen të nënshkruar nga Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë, detyrimin e Komisionerit Shtetëror të regjistrojë subjektin zgjedhor Partia Demokratike, me nënkryetarin Enkelejd Alibeaj në cilësinë e kryetarit të komanduar të partisë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor brenda pesë ditëve nga shpallja e tij”, thuhet në vendimin e lexuar nga relatori i çështjet, Koli Bele.
/Albeu.com.