“Karma it’s a b**ch! Rama s’ka parë gjë akoma!”, skandali McGonigal, Xhaferaj kujton fatin e presidentit amerikan

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj, është shprehur se afera “McGonigal” është e ngjashme me skandalin e Watergate-s.

Komentet Xhaferri i bëri gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, ku tha se kryeministri Edi Rama është në hall të madh dhe kohë të vështira e presin lidhur me aferën “McGonigal”.

Xhaferaj: Pra, nje agjent special i FBI-se perdoret nga kryeministri shqiptar nepermjet nje ish agjenti te sigurimit famekeq te shtetit dhe nga keshilltari i kryeministrit per te minuar demokracine duke demtuar opoziten.

Histori qe ka shume elemente te ngjashem me skandalin e Watergate qe coi ne doreheqjen e presidentit Nikson. Edhe atehere ne qershor te 1972 pese persona (kater ish agjente te CIA dhe nje ish drejtues i komisionit elektoral te sigurise te presidentit, hyne ne zyrat qendrore te PD amerikane ne kompleksin Watergate ne Washington d.c, si nje angazhim per te demtuar Partine Demokratike Amerikane.  Presidenti Nikson, ashtu si kryeministri Rama sot, fillimisht mohoi perfshirjen, por dy vite me vone, ne Gusht te 1974, u detyrua te jepte doreheqjen nga permasat qe mori skandali.

Aktualisht kemi shume ngjashmeri dhe z. Kryeminister kur institucionet amerikane nuk pyeten per presidentin e tyre kuptohet kush eshte e ardhmja e afert per ju. Mbajme ne konsiderate qe ne qeveri jane demokratet per te cilet demokracia dhe vlerat e saj jane edhe me prioritare. Kohe e veshtire ju pret. Dite me pare, mbas plasi skandali i perfshirjes se deputeteve te Parlamentit Evropian ne korrupsion, ju drejtuat presidentes se Parlamentit Evropian me shprehjen Karma eshte grua e perdale. Keni pasur dhe keni te drejte. Karma eshte grua e perdale dhe Ju nuk keni pare gje akoma. Kohe e veshtire ju pret./Albeu.com/


Shtuar 2.03.2023 21:12