Karburantet shtrenjtohen përsëri në Shqipëri, nafta arrin 219 lekë për litër

Çmimet në pikat e shitjes së karburanteve në vend kanë pësuar një tjetër rritje. Nafta tashmë tregtohet me 219 lekë për litër, kundrejt 215 lekëve më parë, ndërsa benzina është rritur nga 198 në 205 lekë për litër.

Rritja e benzinës është 7 lekë për litër, ndërsa ajo e naftës është 4 lekë. Ndryshimi në tregun shqiptar pason një shtrenjtim prej afro 3% të çmimeve të naftës në bursat ndërkombëtare gjatë 24 orëve të fundit.

Të lidhura

None found

Nafta Platts, një prej treguesve që përdoret për llogaritjen e kostove të importit dhe përcaktimin e çmimeve në tregun vendas, është kuotuar në 1,450 dollarë për ton.

Importuesit shqiptarë vlerësojnë se çmimet mund të përballen me presione të reja nëse konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet më tej. Sipas tyre, ulja e barrës fiskale mbi naftën do të ishte një ndër mënyrat për të kufizuar rritjen e çmimeve në pompa.

Në qendër të vëmendjes së tregjeve ndërkombëtare vijon të jetë Ngushtica e Hormuzit, e konsideruar një pikë kyçe për furnizimin energjetik në shkallë globale. Para nisjes së luftës SHBA-Izrael kundër Iranit, nëpër këtë ngushticë kalonte rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Çdo bllokim i Hormuzit ose përkeqësim i konfliktit do të rriste ndjeshëm pasigurinë në tregjet e naftës. Në një skenar të tillë, analistët nuk përjashtojnë mundësinë që çmimi i Platts të arrijë pranë 2,000 dollarëve për ton.

Ndërkohë, kalimi i çmimit të Brent mbi 91 dollarë për fuçi tregon se tregtarët po llogarisin një rrezik më të madh për ndërprerje të furnizimeve nga Lindja e Mesme.


Shtuar 20.08.2026 17:51

casibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortjojobetmarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetCasibommarsbahisCasibomsetrabetcasibomcasibom girişholiganbetcasibomromabet girişcasinofast girişultrabetultrabetcasibomcasibomMarsbahisgrandpashabetjojobetjojobetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetmatbetcasibomjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet