Kaq ishte! Ribashkohet çifti i njohur i show biz-it

Pas një periudhe distancimi, duket se Kevin dhe Ana, ish-banorët e “Big Brother VIP Kosova”, janë ribashkuar. Çifti ka publikuar një fotografi të përbashkët në rrjetet sociale, ku shihen mjaft të afërt, e shoqëruar me mbishkrimin: “Shumë kohë pa u parë”.

Ky postim ka ngjallur reagime të shumta nga fansat, të cilët prej kohësh kanë ndjekur me interes dinamikat e marrëdhënies së tyre. Kevin dhe Ana janë rikthyer të jenë aktivë në rrjetet sociale, duke ndarë momente të përbashkëta dhe duke shprehur publikisht ndjenjat ndaj njëri-tjetrit.

Për ndjekësit e tyre, kjo fotografi mund të jetë një sinjal i qartë se dashuria mes tyre nuk ka përfunduar. A është ky një ribashkim zyrtar apo thjesht një takim miqësor? Koha do ta tregojë.


Shtuar 15.04.2025 16:18