Kapja më e madhe në Torino në 30 vitet e fundit, shqiptari arrestohet me 2 milion euro kokainë

Një shqiptar është kapur Në Torino me 30 kg kokainë vlera e të cilës kap shifrën e 2 milionë eurove.

Mësohet se “pronari” i drogës ishte një shqiptar, 27-vjeç i cili është vënë në pranga.

27-vjeçari u arrestuar në Corso Vercelli pasi ai kishte tentuar të ikte nga një patrullë policie. Pasi u ndalua nga policia, në makinë shqiptarit fillimisht i janë gjetur 20 mijë euro. Ndërkohë pas kontrollit në banesën e tij u gjetën 280 mijë euro të tjera cash.

Sipas autoriteteve kjo është kapja më e madhe e kokainës e kryer në Torino në 30 vitet e fundit.


Shtuar 8.04.2021 10:59