Kapet me armë pa leje në vendin e punës, arrestohet 26-vjeçari në Tiranë

Një 26-vjeçar me iniciale M. H.,  në Tiranë është arrestuar për amëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku 26-vjeçari ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, vihet në pranga poseduesi i tyre.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që posedojnë armë zjarri, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3 kanë goditur një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Në përfundim të veprimeve është bërë dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

M. H., 26 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit ku ky shtetas ishte i punësuar si administrator dhe magaziner, kanë gjetur  dhe sekuestruar 1 armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Shtuar 18.06.2021 13:26