Kapet mbi një ton kokainë në Itali fshehur në kontenjerë bananesh, vendi që kishte destinacion (VIDEO)

Agjentët e Policisë Financiare dhe zyrtarët e Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve kanë identifikuar mbi një ton kokainë të fshehur brenda një kontenjeri me banana, dhe vinte Ekuadori.

Lënda narkotike, me një total prej 1,126 kg, u identifikua pas një kontrolli të mbi 2100 kontejnerëve të mbërritura nga Amerika e Jugut, informon albeu.com.

Kapja e kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe arrinte vlerën rreth 225 milionë euro.

Kontenieri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se kishte destincaion Turqinë. Sekuestrimi ndodhi nën koordinimin e prokurorit të Reggio Calabria Giovanni Bombardieri dhe ndihmësit Gaetano Paci./albeu.com


Shtuar 4.06.2021 10:21