Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, i cili ndodhet momentalisht në paraburgimin e 313 në Tiranë, është kapur “mat” nga paparazzi.
Fotografitë e personazhti VIP brenda burgut 313 i ka siguruar Lapsi.al.
Kujtojmë se Koka u prangos nga SPAK për aferën e Inceneratorëve, ku dyshohej se ishte i përfshirë në skema korrupsioni, pastrimi parash dhe shpërdorim detyre.
Po ashtu ka dyshime të forta se ai ka përfituar 3,6 milion euro ryshfet nga pronarët e inceneratorëve, Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja, të cilët janë shpallur në kërkim gjithashtu.
Ndërkohë SPAK ka sekuestruar edhe pasuritë e personave në fjalë, duke përfshirë edhe Inceneratorin e Elbasanit dhe të Tiranës./albeu.com/