‘Fluturuam nga gëzimi’. Në pritje të ëmbël, këngëtarja zbulon gjininë e fëmijës

Hersi Matmuja këtë të martë ishte në programin ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi ku ndau emocionet e momentit kur mësoi mbi shtatzaninë. Ajo tregoi se tashmë është ne muajin e 5-të të shtatzanisë teksa zbuloi për herë të parë gjininë e fëmijës.

“Duhet të shkoja të bëja dozën e dytë të vaksinës, atë ditë kur e mora vesh. Për merakun tim thashë të bëj një test, se nuk doja që nëse do të isha shtatzanë të dëmtoja bebin. Dhe testi doli pozitiv. Jemi shumë të lumtur, mbi të gjitha se do të jetë vajzë. Po e ndaj me ju, është vajzë”.

Ajo shtoi se të dy, bashkë me partnerin italian dëshironin që fëmija i parë të ishte vajzë.

“E kam ëndërruar prej vitesh që fëmija i parë të jetë vajzë, kështu që Zoti na plotësoi dëshirën. Edhe Jacopo e kishtë këtë dëshirë se pastaj djemtë vijnë më ëmbëlsi. Fluturuam nga gëzimi të dy’.

Ndër të tjera ajo shtoi se muajt e parë e kishte me shumë merak ndarjen e lajmit dhe u mundua ta mbante sekret, përveç fmailjarëve të saj.

“Sapo e mora vesh, mbas 3 ditësh iu kam thënë njerëzve të shpisë. Unë jam mbesa e parë në familje dhe vajza do jetë stërmbesa e parë. Kam qenë shumë skeptike ta ndaja apo jo. Tani gjithçka është ok, me sikletet normale”.


Shtuar 21.12.2021 18:52