Kapen edhe të arratisurit e fundit, shqiptari dhe pakistanezi sërish në qelitë greke

Pasi një natë më parë autoritet greke rikthyen në qeli 3 shqiptarët e arratisur, kërkimi për shqiptarin tjetër dhe një pakistanez vazhduan.

Nuk ka vonuar shumë dhe aventura e lirisë për dy të tjerët ka marrë fund. Mediat greke bëjnë me dije se të arratisurit janë arrestuar sot në zonën e Kumbelit.

Sipas informacioneve ata janë arrestuar në një banesë të vjetër në Halepa të  Chania dhe dyshohet se gjatë këtyre ditëve ata kanë hyrë edhe nëpër shtëpi të tjera pasi kanë qenë të uritur dhe kjo ka bërë që autoritet të piketojnë vendndodhjen e tyre. /albeu.com


Shtuar 9.02.2022 12:22