“Kap ça të kapësh”, si po e menaxhon Rama procesin e vaksinimit?

Kryeministri Edi Rama i nisi premtimet për vaksinat më datë dy shkurt 2021, ku në një deklaratë për mediat pohoi se në bazë të marrëveshjes me kompaninë Pfizer, vetëm brenda shkurtit do të vinin në vend rreth 40 mijë vaksina.

Në një llogaritje të thjeshtë, gjatë muajit shkurt rezultoi të kenë mbërritur më pak se 17 000 vaksina, konkretisht 16,380 doza gjithsej. Dhe kështu vazhdoi kalvari.

Pas vaksinave Pfizer që nuk u bënë kurrë 500 mijë (sa doza fillestare që u premtua), nisën premtimet për AstraZenecën. Por edhe në këtë rast gjërat nuk shkuan mirë, pasi AstraZeneca filloi të anulohej nga shtetet e Europës dhe madje edhe nga Suedia, i cili ishte vendi nga u morën dozat me të cilat u vaksionuan mësuesit.

I pyetur nga gazetarët lidhur me vaksinën ruse dhe kineze, Rama u shpreh me tone tallëse duke nënkuptuar se nuk ishte pro tyre.  Madje vetëm pak kohë më parë, ambasadori rus u dëbua nga Shqipëria, gjë e cila solli një reagim të ashpër nga Rusia.

Ama Rama i hodhi poshtë fjalët që kishte thënë më parë dhe mori dhuratë nga Emiratet,  10 mijë vaksina ruse Sputnik.

Ndërkohë sot Rama nga Turqia deklaroi se ka nënshkruar një kontratë për 1 milionë vaksina kineze, të cilat nuk janë certifikuar as nga  EMA as nga FDA e SHBA. /albeu.com/


Shtuar 25.03.2021 15:00