Kaosi në Rinas, Balluku njofton rinisjen e fluturimeve

Ministrja Belinda Balluku me një deklaratë LIVE nga Aeroporti i Rinasit ka deklaruar se do të rinisin fluturimet.

Ajo theksoi  se që nga sot do të nisin fluturimet esenciale dhe se sot pritet që të mbërrijnë vaksinat anti-COVID në orën 15:00.

Bëhet fjalë për çdo fluturim humanitar, diplomatik, shtetëror, emergjent dhe ushtarak.

“Do të nisin fluturimet esenciale, që përfshijnë fluturimet humanitore, emergjente, ushtarake dhe ju njoftoj se kemi arritur të ruajmë sasinë e vaksinave të konsiderueshme. Do të vijë sot rreth orës 3 pasdite dhe do të fillojë shpërndarja. Dua të informoj të gjithë qytetarët që do të jetë e pamundur në këto momente që të kemi fluturime komerciale por është duke u punuar për zgjidhjen e këtij problemi. Nesër në orët e para të mëngjesit do të kemi situatë normale të fluturimeve ’- tha Balluku.”- tha Balluku.


Shtuar 8.04.2021 12:49

Tags: ,