Kaos në Vlorë! Zyrat e ALEAT mbeten pa sistem, qytetarët presin prej orësh në radhë

Vijon ende bllokimi i zyrave ALEAT. Në Vlorë, këto zyra kanë mbetur pa sistem, duke bërë që të krijohet kaos mes qytetarëve të cilët presin prej orësh për shërbime. Asnjërit prej tyre nuk po i ofrohet shërbimi për aplikimin e pasaportave apo kartave të identitetit.

Kjo situatë u paralajmërua ditën e premte mirëpo duket se problemi nuk nuk është zgjidhur ende.


Shtuar 19.09.2022 10:10

Tags: , ,