Tre persona kanë mbetur të plagosur pas trazirave të ndodhura pranë ambasadës iraniane në Berlin.
Qytetarët të cilët ishin duke protestuar u sulmuan nga persona të maskuar të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.
Gjithashtu tre protestues kanë mbetur të plagosur dy prej të cilëve janë dërguar në spital. Autoritetet bëjnë me dije se autorët janë larguar me makinë.
Qytetarët kishin zhvilluar protestë paqësore të shoqëruar me pankartat, “ Grua, jetë, liri”. Një nga sloganet e protestave që kanë tronditur prej javësh Iranin.
Shtypja e protestave nga autoritetet iraniane ka lënë të paktën 160 të vdekur, duke përfshirë rreth 20 fëmijë, sipas një raporti të lëshuar nga organizata joqeveritare Iran Human Rights (IHR) me qendër në Oslo.
Me qindra janë plagosur, si dhe të tjerë janë arrestuar. Demonstrata në mbështetje të protestuesve iranianë janë mbajtur në Gjermani dhe vende të tjera evropiane.