Kaos në aksin Librazhd-Elbasan, aksidenti “paralizon” lëvizjen e mjeteve në të dy korsitë

Një aksident ku janë përfshirë dy mjete dhe një kamion ka sjellë kaos në rrugën Librazhd-Elbasan.

Aksi është bllokuar komplet, duke bërë që qarkullimi i mjeteve në të dyja krahet të bllokohet totalisht.

Ndërsa prej 30 minutash rruga mbetet e bllokuar, ende nuk dihet se kur qarkullimi do të vijojë normalisht.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje./albeu.com


Shtuar 30.10.2021 13:56