Në Durrës apo në Vlorë, zbulohet ku do të jetë deputet Edi Rama

Damian Gjiknuri, teksa dha një konferencë për fitoren e PS-së në qytetin e Vlorës, duke siguruar 8 mandate, në raport me 4 të PD-së, bëri të ditur se Edi Rama do të vijojë të jetë deputet i qarkut të Vlorës, në katër vitet e ardhshme në Parlament.

I pyetur nga gazetarët në rast se kreu i Bashkisë Dritan Leli, punoi kundër tyre në këto zgjedhje, Gjiknuri tha se kjo është një çështje që do të diskutohet në një mandat të dytë, dhe se çdo hipotezë e bën edhe më të vlefshme fitoren e socialistëve.

Gjiknuri: Së pari kjo është një çështje që do të trajtohet njëherë tjetër, dhe së dyti fitorja merr më shumë vlerë edhe për hipotezat që ju ngritët.

Edi Rama do të jetë deputet i Vlorës dhe kjo na gëzon, ka dhe për disa një reflektim që ta kuptojnë se zhvillimi vjen me qeverinë Rama, kam pasur në mendje dhe projektet për Vlorën.

Në Durrës nga ana tjetër PS nuk e ka fituar bastin se ka marrë deri në momentet që flasim vetëm 7 mandate deputetësh, ndërkohë që Rama e vendosi emrin e tij të 8 në listë. Edhe pse ai ka thyer herësin me shumë gjasa, zgjedhja e tij për deputet duket se do të vijojë të mbetet qyteti i Vlorës.


Shtuar 27.04.2021 10:55