Kandidati për deputet i PD-së kërkon në KQZ pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhet e 11 majit, Xhemal Gjunkshi kërkon nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave të diasporës.

Kërkesa e Gjunkshit vjen pasi ai “dështoi” të hapte kutitë e pjesshme të Dibrës. Sipas tij, pamjet filmike do të përdoren vetëm për qëllime verifikimi brenda kuadrit ligjor.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve, KAS, rrëzoi më 11 Qershori kërkesën e tij për të hapur disa kuti në qarkun e Dibrës. Gjunkshi pretendoi se renditej i pari në listën e hapur në këtë qark, pavarësisht se një rinumërim i disa kutive ngushtuan diferencën mes tij dhe Perparim Spahiut.


Shtuar 17.06.2025 19:53