Kandidati “modest” i Nismës turpërohet në Podujevë, sa vota ka marr

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i rreth 14 mijë votave në Podujevë, raporton Express.

Sipas këtyre rezultateve, po vazhdon të prij kandidati i LDK’së, Ekrem Hyseni i pasuar nga Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes.

Por, sa vota ka marrë deri tash kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani?

Ai ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.

Sipas KQZ’së, deri tash Hasani ka 44 vota, apo me renditje është i parafundit./albeu.com


Shtuar 17.10.2021 22:06