Pasi fitoi bindshëm në Primaret e zhvilluara nga Komisioni i Rithemelimit, Bardh Spahia i cili tashmë është kandidati zyrtar i Berishës për zgjedhjet e 6 marsit në Shkodër, e ka quajtur këtë një ditë të rëndësishme për demokracinë. I bindur, ai u shpreh se Shkodrën do ta fitojë.
Së pari më lejoni ta filloj me një falenderim për të gjithë ata që janë impenjuar sot në këtë ditë të jashtëzakonshme në këtë proces zgjedhor. E konsideroj një ditë të rëndësishme të madhe për demokracinë ku për herë të parë në Shkodër pikërisht në këtë proces PD aktivizoi një prej aksioneve më demokratike të realizuara ndonjëherë siç ishte vendimmarrja nëpërmjet votës për të zgjedhur përfaqësuesin e tyre lokal. Kam bindjen që kjo traditë do të vazhdojë. Mendoj se ky shembull që fillon nga Shkodra më bën të ndihem krenar jo vetëm mua por çdo demokrat. Kjo ishte pjesëmarrje historike. Zgjedhjet në Shkodër do fitohen nga demokratët e vërtetë nga PD”, tha Spahia.
I pyetur nëse kjo ishte një “hakmarrje” për Bashën pasi e renditi shumë poshtë në listë, Spahia u përgjigj: “S’ka vend për hakmarrje, qëllimi im kryesor është përfaqësimi i interesit të qytetarëve shkodranë në interesin më të mirë të tyre në mënyrë që të përmirësojmë jetën e qytetarëve të PD”.
I pyetur për reagimin e PD e cila i quajti Primaret të rreme Bardhi tha se përgjigjen ia kanë dhënë demokratët.
“Përgjigjen ia kanë dhënë demokratët sot. Bashkimi i të gjithë demokratëve do të jetë objektivi im kryesor. Do synoj të bashkoj çdo qytetar të ndershëm. Besosj se do të na bashkohen të rinj të reja e të moshuar”.