Kanali i ujit shkaktoi tragjedinë në Kamëz, Maliqi vret një nga fqinjët dhe plagos një tjetër

Kanë dalë detaje të reja nga krimi i rëndë që ndodhi mbasditen e sotme në qytetin e Kamzës ku një i moshaur vrau fqinjin dhe plagosi një tjetër.

AlbEu.com ka mësuar se 70-vjeçari Maliq Marku ka debatuar me dy fqinjët e tij Shefqet Hasën dhe Mesim Keçën për një kanal që kalonte aty pranë.

Pas debateve verbale me njëri tjetrin, Marku ka marrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të fqinjëve, duke lënë të vdekur Shefqet Hasën si dhe plagosi Besim Keçën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.11.2023, në Laknas, në rrugën “Fatos Shupi”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. M., rreth 70 vjeç, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. H., rreth 55 vjeç, si dhe ka plagosur shtetasin B. K., rreth 50 vjeç.

Shtetasi B. K., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë, si dhe është sekuestruar dhe arma e përdorur gjatë krimit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 30.11.2023 15:40