Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare për aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një trajler i ngarkuar me grurë është përmbysur, duke derdhur të gjithë ngarkesën në rrugë.
Njoftimi i policisë:
Tiranë – Më datë 12.08.2022, rreth orës 14:05, në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. A., duke drejtuar mjetin (kamion të ngarkuar me grurë), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com