EMRAT/ Pas sherrit qëlloi me armë zjarri fqinjin e tij në Tiranë, reagon policia: Çfarë dyshohet?

Foto ilustruese

49-vjeçari Albert Ostreni ka plagosur me armë zjarri fqinjin e tij Renalo Mejdani 23-vjeç si pasojë e një konflikti të çastit në ambientet e një lokali në rrugën “Tasim Shehu” në Tiranë.

23-vjeçari i plagosur është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si edhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, rreth orës 21:50, në rrugën “Tasim Shehu”, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasi A. O., 49 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, fqinjin e tij, shtetasin R. M., 23 vjeç.

Shtetasi R. M., si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon  për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për kapjen e autorit./albeu.com