Mëngjesin e sotëm, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, janë djegur disa automjete të një biznesi të makinave me qira në Kamëz.
Dyshohet që zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2024, rreth orës 04:00, në rrugën “Donald Trump”, Kamëz, ka rënë zjarr dhe janë djegur disa automjete, në një biznes për dhënien e automjeteve me qira.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com