Kamerat nuk filmuan asnjë person, 31-vjeçari u vetëplagos, detajet që “fundosën” vrasësin e shqiptares në Itali

Autori i dyshuar i vrasjes së Anila Ruçit ka lënë ambientet e spitalit. Osman Bilyhu, 31 vjeç është dërguar në burgun e Torre del Gallo. Kushtet e tij shëndetësore u përmirësuan pas ngjarjes së rëndë ku vdiq 38-vjeçarja në zonën e Scaldasole.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, 31-vjeçari u gjet me plagë të rënda në bark dhe kraharor më 19 Prill. Ai kishte thënë para policisë se i kishte marrë plagët nga “një sulm me thikë nga një person i panjohur, gjatë së cilit u vra gruaja ndërsa ai u plagos”.

Të lidhura

None found

Por kjo dëshmi mbeti e pabesueshme për hetuesit derisa kuptuan se plagët në trupin e tij ishin shkaktuar nga vetë ai. Në këtë rezultat doli ekspertiza e mjekëve. Po ashtu, u morën nën shqyrtim kamerat e sigurisë të cilat nuk filmuan asnjë person tjetër që të hynte apo të dilte nga shtëpia e tyre.

Janë këto dy elemente plus vonesa e raportimit të ngjarjes që ngritën dyshimet tek autoritetet. Sipas asaj që shkruajë mediat, alarmi u ngrit në orën 16:00, ndërsa sulmi dyshohet se ka ndodhur në orën 05:00 të mëngjesit.

Këto për hetuesit përbëjnë incidie të rënda faji kundër tij dhe ka ende shumë rrethana për të sqaruar. Mbi të gjitha motivin. Deri më tani nuk dihet se pse e kreu vrasjen.

Marrëdhënia mes Bilyhut dhe Ruçit nuk është përcaktuar ende. Në fshat ata e prezantonin njëri-tjetrin si motër e vëlla, por nuk kishin lidhje gjaku. Madje dyshimet janë që mes tyre nuk ka pasur një lidhje dashurie.

Motra e vërtetë e 31-vjeçarit, e cila jeton në një provincë të Pavias po pret autorizimin që të takojë vëllain. Ky i fundit nuk ka njohur avokaten që ka vendosur e motra, duke kërkuar një të ri.

Anila Ruçi u gjet e pajetë e goditur me thikë në qafë në derën e pasme të banesës së saj. Ajo që dha alarmin ishte estetistja e saj pasi e reja kishte planifikuar një takim me të, por nuk ishte paraqitur./Albeu.com/


Shtuar më 1.05.2023 14:13

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbetkahraman haber