Kamerat kapën autorin dhe shpërthim në Vlorë (VIDEO)

Kanë dalë detaje  të reja nga atentati që tronditi pasditen e sotme qytetin bregdetar që plagosi rëndë në gjymtyrë 33-vjeçarin Indrit Sadedini.

I riu zbriti nga shtëpia dhe u drejtua për në garazh për të marrë makinën dhe në momentin që tentoi të ngrinte qepenin shpërtheu eksplozivi. Garazhi ishte me kamera sigurie dhe shpërthimi është regjistruar.

Por jo vetëm. Kamerat dyshohet se kanë kapur edhe autorin që ka vendosur eksplozivin. Autori pasi vendosi bombën me telekomandë dyshohet se nuk është larguar shumë nga vendngjarja, por ka ndjekur lëvizjet e shënjestrës dhe ka pritur të që shkonte në garazh.
Në momentin që Indrit Sadedini shkoi në garazh për të marrë makinën, autori shtypi butonin duke shpërthyer eksplozivin.

Pista e vetme në tryezën e hetuesve për momentin është e kaluara e vlonjatit jashtë vendit ku ka jetuar për disa kohë. Nga sa mësohet i riu nuk ka qenë i dënuar por ka disa precedentë të mëparshëm për shkak të përfshirjes në disa konflikte me persona të tjerë. /albeu.com/


Shtuar 19.12.2021 18:24