Ish-kryetarit të Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziut, i kanë bërë një lojë në Ora News ku ishte i ftuar.
Moderatorja e një emisioni i ka thënë se ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka ftuar në Amerikë në një takim.
Sipas moderatores, Donald Trump, i ka kërkuar Xhelal Mziut t`i bashkohet në datën 13 Dhjetor në rezidencën e tij në Mar-a-Lago.
Ky i fundit e ka pritur vërtet mirë lojën që i është bërë.
Kujtojmë se në vitin 2016, Mziu e shpalli Donald Trump “Qytetar Nderi”./albeu.com/