Ambasadorja Amerikanë, Yuri Kim, ka reaguar pas peticionit të nënshkruar ndaj saj për largimin nga Shqipëria.
Kim shprehet se ka objektiva në vendin tonë dhe nuk ndodhet këtu me pushime.
Yuri Kim: Njerëzit në demokraci kanë të drejtën të shprehin mendimet e tyre. Unë nuk veproj mbi baza presonale. Nuk jam me pushime këtu. Unë flas në emër të SHBA. Sekretari i shtetit ka qenë i qartë lidhur me luftën kundër korrupsionit. Ndaj mos të gabojë kush se do të kërkojmë llogari atyre që janë përfshirë në korrupsion. Unë nuk e sajoj vetë objektvin e punës time. Kam udhëzime.
Pyetje: Nga opozita, dy janë kritikat që iu drejtohej, kërkoni të caktoni drejtuesit e saj, e që nuk kemi mbajtur afera të forta ndaj aferave të qeverisë?
Yuri Kim: Gabohen! Ne nuk i themi njerëzve për cilin të vgotojnë. NE japim fakte dhe pozicionin e SHBA, por sesi vendoset, është vendim i popullit.