Ish-ministri i Brenshëm Saimir Tahiri ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të nisur seancën me trupën e re gjykuese. Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Maks Haxhia.
Seanca e sotme ishte planifikuar më 5 janar, por gjyqtari Florian Kalaja kërkoi pak më shumë kohë për t’u njohur me dosjen e ish-ministrit, pasi mori në dorë çështjen një një ditë para seancës, pas dorëheqjes së Daniela Shirkës.
Kjo e fundit është gjyqtarja e tretë që ka dhënë dorëheqje nga cështja e Saimir Tahirit.
Kujtojmë se disa javë më parë, Gjykata e Lartë zbardhi vendimin për dosjen e Tahirit dhe vendosi rikthimin e saj për gjykim me argumentin se ka pasur shkelhe proceduriale./albeu.com