Një histori e pabesueshme është treguar mëngjesin e sotëm nga një shqiptar nga Struga.
Ulber Ferati rrëfeu historinë e tij në një intervistë për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.
Ferati tregoi se i është dashur të largohet nga trojet shqiptare kur ishte në një moshë të re. Me shumë peripeci dhe sfida mbërriti më në fund në SHBA, ku dhe jeton prej shumë vitesh. Ulberi tregoi për gazetarët në studio, se ka kaluar me not nga Meksika në SHBA.
Qëndroi në Neë Jersey por vendosi të shpërngulej përfundimisht në Alaskë. Atje njohu dhe vajzën me të cilën do të kalonte jetën. Me ndihmën e babait të tij, vendosi të hapë një shkollë shqipe për të gjithë komunitetin shqiptar që ndodhej në Alaskë. Megjithëse nuk është më funksionale, shkolla e hapur para viteve ’90 ishte një ndihmë për ata që donin të mësonin shqipen.
“Këtu është një komunitet shumë i madh dhe ishin më shumë se 30 nxënës. Babain e kam pasur mësues. Me të gjithë familjen iu përkushtuam kombit.
Kemi jetuar në një shoqëri ku jemi diskriminuar, nuk kishim as libra. Kur erdha këtu e kisha ndjesi dhe më vinte keq që të lija fëmijët pa mësuar gjuhën shqipe”, tregoi ai. Tanimë, ai është i angazhuar në biznesin e tij, një restorant shumë i famshëm në Alaskë./albeu.com/