Kafeja do të kushtojë më shtrenjtë vitin e ardhshëm/ Kompanitë paralajmërojnë rritje të çmimit

Një lajm jo i mirë vjen për të gjithë adhuruesit e kafes të cilët do ta paguajnë më shtrenjtë atë. Duke nisur që nga viti i ardhshëm, kafeja do të kushtojë më shtrenjtë kanë paralajmëruar kompanitë më të mëdha të prodhimit dhe importimit të kësaj lënde në botë. Një ekspert i tha BBC-së se markat e kafes po shqyrtojnë mundësinë e rritjes së çmimeve në fillim të vitit të ardhshëm.

Çmimi i kafes ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë një tregjet europiane. Të martën, çmimi për ‘fasulen’ Arabica, të cilat përbëjnë shumicën e prodhimit global, kaloi $3.44 për paund (0.45 kg), pas një rritjeje më shumë se 80% këtë vit.

Ky shtrenjtim pritet pasi tregtarët e kafes do të kenë një rënie të prodhimit, pasi dy shtetet kryesore Brazili dhe Vietnami u goditën nga moti i keq. Ndërkohë numri i përdoruesve të kafes vazhdon të jetë në progress.

Gjigandi italian i kafes Lavazza tha se kishte bërë përpjekje të mëdha për të mbrojtur pjesën e tij të tregut dhe për të mos ia kaluar konsumatorëve kostot më të larta të lëndëve të para, por çmimet në rritje të kafes e detyruan përfundimisht të bëjë këtë hap.

Në një event për investitorët në nëntor, një nëpunës i lartë i Nestlé pranoi se industria e kafes po kalonte një periudhë “të vështirë”, duke pranuar se kompania e tij do të duhet të rregullojë çmimet dhe madhësitë e paketave.


Shtuar 11.12.2024 18:19