Këtë të enjte, aktivistë dhe përfaqësues fetare, janë ngritur në protestë para Kuvendit kundër projekt ligjit për barazinë gjinore.
“Ka vetëm dy gjini, mashkull dhe femër”, shkruhet në pankartat që mbajnë në duar.
Koalicioni Pro familjes dhe jetës pretendojnë se projektligji është kundër traditës shqiptare, ndryshimit me dhunë të nocioneve burrë-grua.
Sipas protestuesve edhe pse janë miratuar edhe ndryshuar disa përkufizime ne nenin 4, ku tregon qartë që gjinia është burrë – grua, nuk është reflektuar te nenet e tjera.
Ata thonë gjithashtu se togfjalëshi si “gjinia gjithpërfshirës” është reflektuar në nenet e tjera, (konkretisht Neni 10).
