Kryeministri u është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili tha se Edi Rama ka mbushur tarracën e PD-së me gardistë dhe forcat RENEA për mbrojtjen e pengut të tij.
Rama shkruan në Twitter se Policia e Shtetit nuk ka punë me tymin e marrëzisë që po djeg PD-në dhe se ai nuk merret me kacafytjen e dy kufomave politike
Reagimi i Ramës:
Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!/albeu.com
Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre.Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë!
— Edi Rama (@ediramaal) December 18, 2021