“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji pajtohet me Haxhiun për “misionarin” Berisha: Kjo i zgjat jetën Ramës

Analisti Baton Haxhiu, në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në MCN TV, e cilësoi si lëvizje personale drejtimin e PD-së nga Berisha, duke e marrë peng partinë. Ndërsa ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, u përgjigj se kjo qasje është në dëm të PD-së dhe i zgjat jetën Ramës.

Pjesë nga biseda

Baton Haxhiu: Kur bisedoj me ndërkombëtarët që kanë kontakte me PD-në dhe me Doktorin, ai ka një bindje se është misionar, që kur të ikë ai, ikën bashkë me Ramën. Kjo është mënyra për ta marrë peng brutalisht PD-në. Ky misionarizëm që unë e marr Ramën me vete, se ju nuk mundeni, është gabim serioz i të bërit politikë.

Ervin Salianji: Kjo është pyetje për Berishën jo për mua. Unë jam i qartë, po them që PD duhet të ripërtërihet, nëse ka një mënyrë se si fiton, është duke u bërë e besueshme në shoqëri. Edhe protestat, edhe zgjedhjet, që në çdo rast do të shkojmë në zgjedhje, PD i fton duke bindur qytetarët. Me të drejtë, pa të drejtë, kur narrativa e PD, ka qenë “me mua nuk vidhen zgjedhjet”, kur i vodhi ky, a ka ndonjë përgjegjësi? Nëse ne qahemi në çdo studio dhe vijojmë njësoj, e kemi provuar këtë, nuk është fituese. Kjo i zgjat jetën Ramës. Krahasimi në personale, është në disfavor për PD. PD duhet të ketë ekip, njerëz që e tejkalojnë dhe marrin vota përtej PD, për të qenë e besueshme. Radikalizmi dhe mbajtja e një partie të vogël, do të na bëjë të tkurremi. E kam ulur pak tempin, për shkak të protestave, që të mos thuhet u zhvendos vëmendja. Por prodhoi gjë kjo protesta? Përveç zhurmës së vilës?


Shtuar 2.03.2026 22:32