‘Ka ego të sëmurë’/ Zebërvoki shpërthen ndaj Luiz Ejllit: Më bëri bllok pa arsye

Zebërvoki ka bërë një reagim të fortë publik, duke zbuluar se është bllokuar në rrjete sociale nga Luiz Ejlli, pas një deklarate që sipas tij nuk kishte asnjë qëllim negativ. Sipas aktorit, gjithçka nisi pasi ai përmendi emrin e Luizit në një kontekst të lidhur me një projekt filmik që këngëtari po realizon. Ai thekson se përmendja ka qenë krejtësisht pa të keq, por reagimi që pasoi nga fansat e artistit ka qenë i menjëhershëm.

“Mora bllok nga një që po bën film. E përmenda njëherë pa të keq, e mu kthyen fansat e atij,” u shpreh Zebërvoki.
Ai nuk i kurseu as kritikat ndaj Luizit, duke aluduar se ky i fundit po përpiqet me çdo kusht të arrijë rekorde të reja suksesi.

“Është njëri që do të thyejë rekordet e ‘Fallit’, po bën çmos që t’i thyejë. I uroj sukses, vetëm që ta plotësojë atë ego, se ka ego të sëmurë,” deklaroi ai me tone të drejtpërdrejta.

Zebërvoki shtoi se nuk e kupton krahasimin që, sipas tij, po bëhet mes tyre, duke theksuar se rrugëtimi i tij në karrierë ka qenë i ndërtuar pa mbështetje financiare apo marketing të fuqishëm.

“Si nuk i vjen turp nga vetja që ta krahasojë potencialin e tij me mua? Unë jam individ nga hiçi, pa lekë e pa marketing,” tha aktori.

Deklarata e plote e Zebervokit:

‘Marr një bllok nga nje që po bën film, e përmenda pa të keq njëherë, mu kthyen fansat e atij. Është njëri që do të thyejë rekordet e Fallit, po bën cmos që të thyejë rekordet e Fallit. I uroj sukses vetëm që të plotësoje atë ego, se ka ego të sëmurë. Si nuk i vjen turp nga vetja që të krahasojë potencialin e tij me mua, se unë jam individ nga hici, po lekë pa marketing. Më bëri bllok pa aryse, ndërkohë që 3 javë para u rastisëm e folëm’


Shtuar 16.02.2026 13:34