Ka aksione në një baste, UEFA dënon Ibrahimovic

Sulmuesi Zlatan Ibrahimovic thuhet se ka 10 për qind të aksioneve të ueb-faqes së basteve Bethard

UEFA ka konfirmuar që ka dënuar sulmuesin e AC Milan, Zlatan Ibrahimovic me 50000 euro për involvimin e tij në një kompani bastesh, derisa për këtë është dënuar edhe Milan, si klub i tij, me 25 000 euro.

Ylli suedez raportohet se ka në pronësi 10 për qind të Bethard, një ueb-faqe e bastoreve me bazë në Malta. Pas që të kesh kompani të bastoreve është kundër rregullave të UEFA-së dhe trupit qeverisës të futbollit ata kanë treguar këtë të mërkurë se kanë bërë një hetim për këtë gjë muajin e kaluar.

“Kryetari i Trupit të Apeleve të UEFA-së kanë marrë këto vendime; Për ta dënuar Zlatan Ibrahimovic me 50 000 euro për thyerjen e ligjit 12(2)(b) të Rregullave të Disiplinës së UEFA-së (DR), për shkak se ka interesa në një kompani të basteve”.

“Kryetari i Trupit të Apeleve po ashtu i sugjeron Ibrahimovicit që të ndërpresë bashkëpunimin me këtë kompaninë relevante të basteve në përputhje me marrëveshjen me shoqatën e futbollistëve”.

“Në fund, Kryetar i Trupit të Apeleve të UEFA-së ka vendosur që t’i tërheq vërejtjen AC Milanit duke e dënuar edhe atë me 25 000 euro ku ka thyer nenin 12 (2) (b) të UEFA DR (në lidhje me nenin 8 të UEFA DR) për shkak se ka lejuar lojtarin e tyre, Zlatan Ibrahimovic të këtë aksione në një kompani basti”.

Çfarë do të ndodh me Ibren?

Sulmuesi 39 vjeçare ishte zgjedhur për të luajtur edhe për Suedinë këtë verë në Euro 2020, duke u kthyer në Kombëtare, por tani ai nuk do të luajë në garë për shkak të një lëndimi në gju.

Ibrahimovic ka pasur një sezon të mirë për kuqezinjtë, ku ka shënuar 17 gola në të gjitha garat me klubin në Serie A, e ku Milan përfundoi poshtë rivalit të qytetit të tyre, Inter. Veterani tani vetëm duhet të fokusohet në pushime dhe rikuperim të lëndimit gjatë verës derisa në vjeshtë e pret Liga e Kampionëve me Milanin për sezonin e ri 2021/22.


Shtuar 26.05.2021 23:28