Ish-zyrtarja e kryeministrisë, Alda Klosi, e cila ra pre e grabitjes nga Rozeta Dobi dhe djali i saj Havier Dobi është vënë në prangat e policisë mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ndaj Klosit rëndojnë akuzat për veprat penale të pastrimit të parave dhe produkteve të veprës penale.
Ngjarja ndodhi pak javë në parë në banesën e Klosit në kryeqytet ku Dobi e cila punonte si pastruese në banesën e saj bashkë me të birin morën nga banesa e ish zyrtares një shumë parash prej 120 mijë eurosh gjatë kohës që ajo ndodhej jashtë vendit.
Ka qenë vetë Klosi ajo që ka bërë denoncimin në polici, ndërsa ka pretenduar se paratë ishin të një personi të afërt të saj i cili do të kurohej për një sëmundje të rëndë.
Policia gjeti në banesën e Dobit shumën e parave prej 120 mijë eurosh, ndërkohë që ajo u vu në pranga me djalin e saj. Në momentin e shoqërimit për në komisariat ata u mbajtën nën përgjim nga policia ku u konstatuan duke biseduar për një shumë më të madhe parash të fshehura në banesë.
Të nesërmen policia u kthye në shtëpinë e tyre për kontroll ku gjeti në tubin e aspirimit më shumë se 400 mijë dollar.