“Ju burgosi Shqipëria”, protestë para Ministrisë së Drejtësisë kundër ekstradimit të ish-luftëtarit të UÇK

Sot është zhvilluar protesta e radhës para dyerve të Ministrisë së Drejtësisë në Tiranë, në mbështetje të ish-luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhajt.

“Me Goxhajn krenohet Labëria, Çamëria, Dardania, ju burgosi Shqipëria,” është ky slogani i kësaja protestë që shoqëron qytetarët.

Gjatë kësaj proteste pjesëmarrësit janë shprehur se Goxhaj është i pafajshëm dhe se kundërshtojnë ekstradimin e tij.

Kujtojmë se sot, Dritan Goxhajn, i cili u arrestua disa javë më parë në Tiranë me urdhër të Gjykatës Speciale, doli në Gjykatën e Apelit ku është lënë në fuqi masa “arrest me burg”.

Mbi të rëndojnë dy akuza ajo e “Frikësimit gjatë procedurës penale” dhe “Pengimit të personit zyrtar në kryerjen e detyrave”.


Shtuar 17.08.2023 18:55