Nëse nuk doni që në shtëpinë tuaj të fluturojnë miza apo mushkonja, ju duhet patjetër ta lexoni këtë artikull.
Më poshtë keni 5 mënyra të thjeshta si t’i largoni ato nga shtëpia. Gjithçka që ju duhet është:
Uthulla e mollës
Uthulla e mollës ndoshta do të jetë zgjidhja që ju kërkoni në shumë raste. Është kaq e dobishme për kaq shumë gjëra të ndryshme! Por a e dini se, mund ta përdorni edhe uthullën e mollës për të kapur mizat? Mbushni një gotë përgjysmë me uthull dhe e mbulojeni me një qese kuzhine.
Përdorni një kruese dhëmbësh për ta shpuar qesen dhe çojeni vazon në një vend ku ka shumë miza. Mizat nuk do t’i rezistojnë erës së uthullës dhe do të afrohen.
Përdorni uthullën dhe sapun lëng
Ju nuk e keni përdorur ndonjëherë këtë mënyrë. Ju sugjerojmë të merrni një kavanoz, shtoni disa pika lëng sapuni, shtoni uthullën dhe e mbuloni me qeskë kuzhinë përsëri.
Sapuni do të zvogëlojë tensionin sipërfaqësor të uthullës, që do të thotë që mizat do të fundosen dhe mbyten.
Një letër dhe një copë fruti
Vendosni pak fruta në një kavanoz dhe vendosni një copë letre në formën e një kon si në foton më sipër. Vendosni pjesën më të ngushtë të konit të letrës në gotë. Mizat do të fluturojnë poshtë në gotës, por ato nuk do të jenë në gjendje të dalin përsëri.
Qumësht, sheqer dhe piper
Vendosni 450 mililitra qumësht, 110 gram sheqer dhe 50 gram piper në një tigan dhe lëreni në sobë në nxehtësi të ulët për 10 minuta. Lëreni përzierjen për t’u ftohur pak dhe pastaj derdhni në një tas. Mizat nuk do të jenë në gjendje t’i rezistojnë përzierjes dhe do të hyjnë në tas, ku edhe do të ngordhin.
Përdorni verën e kuqe
Mizat mund t’i largoni, jo vetëm me uthull, por edhe me verë të kuqe. Ato e adhurojnë erën e verës. Lini pak verë në shishen tuaj. Për shkak se, shishja ka një grykë të ngushtë, mizat do të hyjnë, por nuk do të jenë në gjendje të dalin përsëri.