Mungesa e ish-kryetares së Kuvendit në foltoren e ish-kryeministrit Sali Berisha shkaktoi shumë habi.
“Qëndrimet e mia ishin aty”, tha Topalli në një intervistë për emisionin Debat në A2 CNN.
“Kam komunikuar me zotin Berisha, por zoti Berisha nuk kërkon ndihmën e askujt.
Ai i ka dalë përballë vetë situatës së tillë, ka kërkuar ndjesë. Është një komunikim krejt i njerëzishëm.
Ai kurrë nuk ka kërkuar ndihmë as në vitin 1997. S’është nevoja për të kërkuar ndihmë, në fund të fundit është hapur një proces që i shërben gjithkujt, vendit mbi të gjitha”, tha Topalli. /albeu.com/