“Kape për zhelesh dhe qite jashtë”, qytetari i tregon Berishës mbresën që i la Topalli gjatë sherrit me Ballën

Një qytetar i Fierit i ka treguar Berishës se e përjetoi keq largimin e Jozefina Topallit nga Partia Demokratike.

Sipas tij, ai ishte i impresionuar nga momenti kur Topalli nxorri jashtë Parlamentit Taulant Ballën.

“Kur i tha Ballës do të kap për zhelesh e do të qes jashtë, mua desh më ra zemra në tokë”, u shpreh qytetari.

Më pas ai i bëri thirrje të gjithë demokratëve të ndershëm të mbështesin Berishën dhe aksionin e tij politik./albeu.com/