Presidenti i Ukrainës Voloydymyr Zelensky nuk duhet të vihet në presion nga fuqitë botërore për të pranuar një marrëveshje paqeje me presidentin rus Vladimir Putin që prek interesat e saj, ka thënë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson, shkruan BBC.
Duke folur në një takim me ministrat e kabinetit, Johnson tha se marrëveshjet e këqija të paqes nuk zgjasin. Ai tha se bota duhet të shmangë çdo rezultat ku agresioni i pajustifikuar i Putinit duket se ka dhënë tashmë rezultat.
Sekretarja e Jashtme Liz Truss tha gjithashtu se Londra po përgatit sanksione të mëtejshme kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.
Rikujtojmë se Ukraina ka deklaruar më parë se nuk do të pranojë një marrëveshje armëpushimi me Rusinë që përfshin dhënien e territorit