Johnson parashikon “cunam” infeksionesh në Britani, për shkak të variantit Omicron

Incidenca më e lartë e Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është regjistruar në 24 orët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar , ndërsa zyrtarët shëndetësorë paralajmërojnë se ditët në vijim mund të ketë rritje “cunam” të infeksioneve.

Në një ditë u regjistruan 78.610 raste të reja , rreth 10.000 më shumë se rekordi i mëparshëm në janar.

Në total, në Mbretërinë e Bashkuar, një vend me një popullsi prej rreth 67 milionë banorësh, më shumë se 11 milionë njerëz kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 . Numri i të vdekurve është 146.791, ku 165 prej tyre janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Me variantin e ri, të transmetueshëm të Omicron që përfshin vendin, kryeministri Boris Johnson ka folur për një “cunam” të mundshëm të infeksioneve.

Më herët gjatë ditës, Jenny Harris , kreu i Agjencisë së Sigurimeve Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar, e përshkroi Omicron si “ndoshta kërcënimin më madh” që nga fillimi i pandemisë. “Numrat që do të shohim në të dhënat për ditët e ardhshme do të jenë tronditëse, krahasuar me shkallën e përhapjes që kemi parë në variantet e mëparshme,” i tha ai një komisioni parlamentar.

Harris vuri në dukje se rastet në shumicën e pjesëve të Britanisë po dyfishohen çdo dy ditë, veçanërisht në Londër dhe Mançester.

Deri më tani, janë raportuar më shumë se 10,000 rastee Omicron dhe të paktën 10 persona u shtruan në spital. Një pacient vdiq pasi u kontraktua nga ky variant, i cili pritet të përhapet akoma më shumë në Londër./albeu.com


Shtuar 15.12.2021 18:20