Jo vetëm Rudina, edhe djalin e vogël të Azem Hajdarit do t’a shohim në politikë

Djali i vogël i Azem Hajdarit që mban të njëjtin emër me babanë e tij e sheh të ardhmen në politikë.

Azemi është në vitin e fundit të studimeve për drejtësi dhe ka shprehur se objektivi i tij është politika. Ai thotë se po pret momentin e duhur që të angazhohet në këtë fushë, ku më herët ka hyrë motra e tij, Rudina Hajdari.

Azemi ka deklaruar se angazhimin në politikë nuk e sheh vetëm si trashëgimi nga i ati, por dhe si mundësi për të dhënë kontributin e tij për qytetarët dhe vendin e vet.

“Pjesa e drejtësisë, juridiku ëshët më tepër se më pelqen çka shkolla jep si informacion. Kurse pasioni im dhe objektivi im është politika. Thjesht po pres momentin e duhur, sepse gjërat kërkojnë momentin e vet për tu angazhuar në politikë. Jam shumë me mendje të ndarë për tu angazhuar.

Pjesën e politikës e konceptoj pak ndryshe. Përveç nga ana e trashëgimisë, jam person shumë besimtar në Zot dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëjë sa më shumë në jetë. Dhe politikën e shikoj si një aspekt të jetës, ku të jepen gjëra në dorë për të influencuar jetët e njerëzve dhe për të marrë një pasuri që s’merret në var. Pra vepra të mira”, ka deklaruar Azemi për “Station”.

Ky i fundit ka komentuar situatën politike në Shqipëri dhe përplasjet në Partinë Demokratike, ku ai dëshiron të aderojë në të ardhmen.

Sipas Hajdarit, politika është kthyer në strehë të interesave personale, ndërsa shton se debatet në PD po e pengojnë partinë që të përparojë.

“Sot është kthyer në intersa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara” deklaroi Azem Hajdari.


Shtuar 2.11.2021 10:26