Jo vetëm Izraeli! Ky është shteti i dytë që po mendon dhënien e dozës së katërt

Pas Izraelit, shteti i dytë që po mendon dhënien e dozës së katër kudër Covid-19 është Austria

Këtë e ka deklaruar Bordi Kombëtar i Vaksinimit në udhëzimet e reja, duke përmendur rreziqet nga varianti Omicron i përhapur me shpejtësi. Bordi shtoi se akoma nuk ka të dhëna të mjaftueshme shkencore për administrimin e dozës së katërt.

“Në përgjigje të një vale të afërt Omicron, një vaksinim i katërt, mund të ofrohet në zona me rrezik të lartë, p.sh. personeli i kujdesit shëndetësor i ekspozuar dhe në zona kritike sistematike nga gjashtë muaj pas vaksinimit të tretë,” tha bordi.

Austria njoftoi të mërkurën se do të shtrëngojë përsëri kufizimet nga 27 dhjetori për të ngadalësuar përhapjen e variantit Omicron./albeu.com


Shtuar 25.12.2021 09:06