Jo diplomë pa 5 vite punë në Shqipëri, Balla: Përshëndes vendimin e qeverisë për studentët e Mjekësisë

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla përshëndetur vendimin e qeverisë ditën e djeshme për studentët e Mjekësisë, të cilët do të jenë të detyruar të punojnë 5 vite në Shqipëri, më pas të pajisen me diplomë.

Balla tha se ata e kanë për detyrim t’i shërbejnë vendit të tyre, ndërsa shtoi se ata që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen, do të paguajnë detyrimin.

“E përshëndes vendimin e qeverisë për studentët e mjeksësisë. Nuk do të shkoni atje, por do të rrini këtu, për të plotësuar mungesat e mjekëve. Studentët që kanë fituar të regjistrohen, para regjistrimti bëjnë një marrëveshje me ministrinë përgjegjëse për të punuar si mjek për 5 vite pas përfundimit të universitet, dhe më pas për të tërhequr diplomën. Studentëve aktualë do t’u ofrohet një mundësi e tillë, pas përfundimit të studimeve. Ata që nuk pranojnë të nënshkruajnë marrëveshje, është shumë e thjeshtë, do të paguajnë detyrimin. Duhet t’u shërbejnë qytetarëve shqiptarë”, tha Balla.

Pas kësaj, Kuvendi miratoi që ky projektligj të miratohet me procedurë të përshpejtuar, me 64 vota pro dhe  24 kundër/albeu.com


Shtuar 6.07.2023 10:36